Art & Kulturë

Keni mall për verën? Mos u shqetësoni, e sjell Belau të shtunën!

Belau është një grup muzikor nga Hungaria, që do të vijnë për të performuar këngët e tyre melodioze këtë të shtunë tek Destil Hostel, më 14 prill.

Me videon e tyre të parë muzikore, Belau fituan Festivalin Muzikor të Videos në Hungari dhe deri më tani, ajo ka 500.000 mijë shikime në Youtube.

Ndoshta është e pabesueshme, por njëra prej këngëve të tyre është përdorur nga kanali gjigand HBO në një serial të ri që ata kanë prodhuar dhe në një reklamë, e cila është shfaqur në 33 vende.

Albumi i tyre i parë u lançua në nëntor dhe përmban 12 këngë, ku fitoi edhe çmimin “Albumi më i mirë elektronik” në këtë kategori gjatë Festivalit të Grammy në Hungari. Në vetëm 2 vjet, Belau ka mbajtur mbi 120 koncerte në 15 vende përreth Evropës.

Mos i humbisni!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).