Lajmi mbi mbylljen e emisionit “Oktapod” të Turjan Hyskës bëri shumë bujë në media muajin e kaluar.
Ishte vet moderatori ai që e bëri të ditur këtë lajm nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shkroi se kjo eksperiencë intersante i ka shërbyer shumë.
Por kur do ta shohim tani Turin që u mbyll “Oktapod”?
Sipas disa burimeve nga “Xing.al”, Turjan Hyska do të fillojë emisionin e tij të ri në ekranin e televizionit Klan Plus. Më shumë detaje mbi natyrën e emisionit nuk janë zbuluar ende.