Art & Kulturë

Maja & Liqenet e Skarpës 2474m

Përshëndetje dashamirës të bjeshkeve dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 24 shtator do të organizojë ecjen për në bjeshkën e Opojës, përkatësisht në majën dhe liqenet e Skarpa 2474m.
Kjo maje gjendet në Sharrin e Dragashit, mbi disa fshatra si Blaq, Bresanë dhe Zaplluxhë. Në kuadër të majeve Skarpa dhe Karanikolla gjenden edhe liqenet e saj, i Ziu dhe i Bardhi (i madhi dhe i vogli), gjithashtu të njohura si liqenet e Tetovës.

Në plan është të arrihet deri te maja 2474m dhe të krijohet baza ndërsa të tjerët që kanë dëshirë dhe mundësi, të zbresin deri te liqenet në anën tjetër të majës.

Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 07:00 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) nga ora 22:00.
Te interesuarit qe vijnë nga Ferizaji do ti marrim si zakonisht te Viva Fresh / Jysk në orën 07:00, ndërsa në Prizren do të jemi para stacionit ta autobusave (te rampa) ne orën 08:45-09:00.
Gjatësia totale e ecjes është rreth 14 km (ngjitje dhe zbritje) dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi të lehtë / mesatare nëpër shteg të gjerë me guraleca deri në maje.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:

Komplet Opojën me majet e saja si Vërtopin, Karanikollën, Skarpën, Majën e Begut, të gjitha fshatrat e Opojës, Gurin e Zi të Opojës, Koritnikun, Pashtrikun, Cvilenin, liqenet e Skarpës etj.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber) dhe 044 205 236 (viber).

Pjesëmarrja 10 EU për person

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).