ju informojmë se me kërkesën e shumë personave Hiking Njeri do të organizojë ecje në majë te malit te liqenet përrallore të Shtunën më 23 shtator.
Pasi para disa jave e organizuam ecjen e njëjtë por moti ishte me mjegull. Në plan është të formohet baza te liqeni i Kuçishtës ndërsa grupi tjeter do të vazhdojë ecjen deri te maja e bjeshkës.
Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonave 049 248 716, 045 834 141 (viber)
Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Premten më 22 shtator.
Nisja nga Prishtina (Lemontree në Breg të Diellit) bëhet në orën 07:00.
Të interesuarit nga Ferizaji do ti marrim në orën 07:00 te Viva Fresh / Jusk, nëse numri është së paku 8 persona. Përndryshe të interesuarit nga qytetet tjera mund të na takojnë te Jora center në Komoran në orën 07:40.
Personat nga Peja do ti marrim te Patriarkana e Pejës (në dalje nga Rugova) rreth orës 09:30.
Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pergatisim vete para nisjes e paguan secili për vete.
Gjate ecjes do të shohim pjesën më të bukur të Rugovës si Liqenin e Kucishtës, Lugun e Shkodrës etj
Pjesmarrja është 10 EU për person