Art & Kulturë

Madonna nis turneun në Europë

Ylli i popit, këngëtarja Madonna, do të nisë turneun e saj në Europë për promovimin e albumit të ri.

Këngëtarja përveç albumit e saj të ri ‘’Madame X’’ i cili del më 14 qershor, gjithashtu ka zbuluar fazat e shfaqjeve të saj të ardhshme të drejtpërdrejta. Asnjë stadium apo arenë, por vetëm koncerte në teatro.

Turneu do të nisë nga Nju Jork më 12 shtator dhe më pas do të transferohet në Europë, në Paris, Londër dhe Lisbonë, ku ajo edhe jeton aktualisht.

Ishte qëndrimi i saj në Portugali ai që frymëzoi dhe ndikoi në krijimin e albumit të saj të ri.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).