Art & Kulturë

Festivali i Artistëve të Rrugës në Radio, shndërroi rrugën “Kont Urani” në art

Festivali i Artistëve të Rrugës në Radio e shndërroi rrugën “Kont Urani” në kryeqytet në një hapësirë arti të disiplinave të ndryshme. Ky festival mblodhi për herë të parë artistë të rinj e të njohur, të cilët performuan në rrugë.

Instrumentistë, këngëtarë, DJ, aktorë, kërcimtarë, piktorë, karikaturistë, animatorë, shfaqje teatri, kërcime, ekspozita, koncert mblodhën rreth vetes qytetarë nga gjithë grupmoshat përgjatë gjithë ditës së djeshme.

Gjithashtu këtë festivali mjaft të veçantë e pa nga afër dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti ku pati mundësi të shihte që nga kërcimet e deri tek arti mural, pra një festival që ktheu rrugën “Kont Urani” në art.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).