Art & Kulturë

Mos e hidhni bukën e mbetur. Ja ç’mund të bëni me të

Kur buka kalon disa ditë pa e konsumuar, mos e hidhni poshtë, pasi me të mund të bëni receta të jashtëzakonshme. Si për shembull pjata e njoki-ve me djathë. Çdo ushqim mund të ripërdoret për t’u dhënë jetë pjatave të reja plot fantazi.

Për të mos hedhur asnjë fetë nga buka e mbetur, sot do t’ju mësojmë si të përgatisni një pjatë të parë të shijshme e cila përveç bukës të ndenjur, do t’ju lejojë të ripërdorni edhe djathrat e mbetur. Mjaftojnë vetëm këta dy përbërës për të përgatitur një pjatë njoki me salcë djathrash.

Përbërësit:

  • 250 gr bukë e ndenjur, mundësisht me drithëra
  • 150 gr miell 00
  • 200 ml ujë
  • djathra miks që mund të keni në shtëpi (gorgonzola, pecorino, taleggio, por jo mozzarella)
  • 1 lugë e vogël niseshte misri
  • 200 ml qumësht
  • 4 angjinare
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë e piper

Përgatitja:

  • Hidhni në mikserin e kuzhinës bukën, shtoni miellin, përziejini dhe pastaj shtoni pak e nga pak ujin: duhet të përftoni një përbëje të qëndrueshme si ajo e njokive me patate.
  • Lëreni masën të pushojë për një orë në frigorifer të mbështjellë në qese transparente dhe pasi të ketë kaluar kjo kohë, fomoni cilindra me diametër 1 cm dhe prisni njokit.
  • Jepuni formë me një prerëse druri ose duke përdorur një pirun. Shtypini me dhëmbët e pirunit dhe spërkatini me miell.

Përgatitja e salcës së djathit:

  • Vendosini djathrat që keni në shtëpi në një tenhere, shtoni një lugë niseshte misri dhe mbulojini me qumësht të ftohtë.
  • Vendosini në zjarr dhe lërini të shkrijnë dersia të përftoni një salcë të dendur.
  • Lëreni pak mënjanë salcën, merrni një tigan të madh dhe vendosni aty angjinaret e prera në feta jo shumë të holla. Shtoni një thelpi hudhër dhe 4 lugë vaj ulliri.
  • Hidhuni një garuzhde uji dhe lërini të ziejnë për 5 minuta.
  • Zjeni njokit në ujë të kripur dhe hiqini sapo të zbuten. Pastaj kullojini mirë dhe shtojini tek tigani i angjinareve. Përziejini me kujdes, pastaj shpërndajini nëpër pjata dhe shtojuni salcën e djathrave.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).