Art & Kulturë

Kultura afrikane po gjen një vend ‘lulëzimi’ në kryeqytet. Zbuloni ku dhe vizitojeni!

“African Utopia II” është një event i përmuajshëm që sjell në Tiranë stilin afrikan të të jetuarit.

Këtu, ju do të njiheni me kulturën e fisit afrikan Shaka Zulu dhe produktet e tyre organike, të cilat datojnë që prej 800 vitesh më parë dhe që janë bërë të famshme në të gjithë botën.

Disa prej këtyre prodhimeve do jenë në shitje, fitimet e të cilave shkojnë për të mbështetur një kauzë sociale që ndihmon femrat e papuna në Ghanën perëndimore.

Gjithashtu, do të keni mundësinë që të pini diçka nën ritmin e melodive të Afrikës Perëndimore.

Ky event do të zhvillohet të premten 8 dhjetor, në orën 19:00-22:00 tek Vila IronBrush.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).