Art & Kulturë

Shqiptarët kanë luftuar për lirinë e tyre… Sot e festojnë atë!

Të premten organizohet aktiviteti “ 8 dhjetor, Takimi i parë me lirinë”, duke bërë bashkë tre breza të ndryshëm në ditën e rinisë.

Gjatë këtij eventi do të shfaqen dy dokumentarë “8 Dhjetor 1990-27 vite pas” & “8 Dhjetor ’90, Triumfi i Rinisë”, si edhe do të ketë një diskutim të hapur mbi të rinjtë që kanë sjellë ndryshimin në vitet ’90 me të rinjtë e ditëve të sotme. Gjithashtu do të flitet rreth sfidave që rinia has ndër breza.

Agjenda e aktivitetit do të vijojë si më poshtë:

12:00 – Hapja e aktivitetit;

12:05 – 12:20: Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Bashkisë, Z. Erion Veliaj;

12:20 – 12:45: Shfaqja e dy dokumentarëve;

12:45 – 13:30: Paneli: Përballje brezash: Dhjetori në tri kohë.

Ky takim do të zhvillohet tek Ten Qendra Multifunksionale në orarin 12:00 – 14:00.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).