Shumica prej nesh e ka mësuar nga biologjia se kockat përbëhen nga kolagjeni, e cila është një protein që siguron një shtresë mbrojtëse të butë dhe kalciumi, një mineral që shton forcën e ngurtësinë e tyre.
Megjithatë, një armik ndaj kockave është bërë gjithmonë e më i pranishëm në jetët tona dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet, vetëm nëse hiqet dorë nga konsumi i tij.
Bëhet fjalë pikërisht për pijet e gazuara, të cilat në SHBA janë pijet më të konsumuara, menjëherë pas ujit. Sipas statistikave, në SHBA çdo person pi 57 litra soda në vit.
Dr. West Conner, ka dhënë alarmin mbi efektin negative që këto pije kanë tek kockat, duke i dëmtuar ato dhe duke shkaktuar dëme në organizëm.
Sipas tij, 10 minuta pasi keni pirë “soda” rriten dozat e sheqerit në gjak, kjo sepse vetëm në një gotë me “soda” gjenden 10 lugë sheqer, kjo është 100% më shumë se sa doza e lejuar ditore e sheqerit.
Pas 20 minutash, trupi është i mbushur me sasi të larta të insulinës dhe glukozës. Pas 60 minutave, sheqeri në trup ka arritur në fazën përfundimtare. Ajo shkakton jo vetëm ndjenjën sikur trupi është i mbushur me energji, por edhe luhatje të humorit te njerëzit.
Në fund, shfaqet edhe rreziku i diabetit, për shkak të dozave të larta të insulinës. Shumë njerëz nuk kanë asnjë ide se çfarë bëjnë këto pije në organet e brendshme të njerëzve