Duket se pritja e gjatë e regjisorit Terry Gilliam ka marrë fund. Traileri i parë mbi filmin e tij “The Man Who Killed Don Quixote”, që supozohej të kishte dalë që para 18 vitesh, është lançuar këto ditë.
Adaptuar nga novela e famshme e Servantes “Don Kishoti i Mançës”, Gilliam është përpjekur që ta prodhojë këtë film që prej vitit 2000, por sëmundjet e aktorëve, vonesat në regjistrim, e kanë bërë të pamundur më parë prodhimin e tij.
Tashmë, regjisori ka publikuar trailerin e parë të filmit të shumëpritur, që do të shfaqet premierë diku nga viti 2018, pasi një datë e caktuar nuk është vendosur ende si pasojë e një mosmarrëveshje që ka me një ish-producent të filmit, Paulo Branco.

Megjithatë, nëse po prisni që të shikoni të portretizuar me detaje ngjarjet që ndodhin në libër, atëherë mos shpresoni shumë. Jonathan Pryce luan rolin e një burri të çmendur, i cili mendon se është Don Kishoti dhe Adam Driver portretizon një agjent reklamash, që personazhi i Pryce beson se është fshatari i tij besnik, Sancho Panza.

Terry Gilliam me aktorin Pryce
Përgjatë filmit, “Kishoti” do të përpiqet që të rikthejë kohën e humbur të kalorësisë dhe do të ndeshet me disa mullinj ere që i dalin rrugës. Filmi do të rrotullohet në dy periudha të ndryshme kohore, duke eksploruar ngjarjet në ditët e sotme, por edhe kohërat në shekullin e 17-të.

Adam Driver
Të qeshura pa fund, situata komike dhe psikologjike, do të jenë epiqendrat që do të mbizotërojnë në këtë film. Le të shpresojmë që “mallkimi i Don Kishotit” të mbarojë dhe filmi të dali në kinema.
Trailer: