Galeria Kombëtare e Kosovës ka hapur konkurs për pjesëmarrje në edicionin e 15-të të ekspozitës dhe Çmimit Ndërkombëtar të Fotografisë “Gjon Mili” 2017. Ko ekspozitë vjen e kuruar nga Alfredo Cramerotti, ndërsa asistent kuratori është Atdhe Mulla.
Koncepti kuratorial këtë vit është: Hiperimazhi! Imazhet brenda dhe jashtë ekraneve tona.
Aplikimet në zarf dërgohen në adresën: “Galeria Kombëtare e Kosovës, Rr. Agim Ramadani 360, 10000, Prishtinë”, çdo ditë pune nga ora 08:00-16.00 deri më datë 15 korrik.