Art & Kulturë

Këshilla si të silleni me adoleshentët

Vështirësitë më të mëdha me një fëmijë adoleshent i has familja e tij. Të prirë gjithmonë për t’ju gjendur pranë, prindërit në shumë raste gabojnë dhe shumë të tjerë arrijnë atë që synojnë për të ndihmuar fëmijën e tyre.

Kur fëmija hyn në periudhën e adoleshencës, ai ka nevojë për prindin më shumë se kurrë. Prandaj edhe prindi duhet të largohet nga kritikat dhe fajësimet. Së pari duhet t’i tregojë atij për kujtimet dhe adoleshencën e vet duke u munduar në këtë mënyrë që të thyejë perden e hekurt që ekziston aktualisht ndërmjet prindërve në përgjithësi dhe fëmijëve të tyre adoleshentë. Ka shumë prindër që nuk u qëndrojnë afër fëmijëve për problemet e ndryshme personale që ata kanë. Prindi duhet të kuptojë se shoqëria e tij ndaj fëmijës e largon atë nga shoqëria e keqe dhe nga veprimet e papëlqyeshme të bashkëmoshatarëve të tij.

Prindi duhet të dijë se çfarë ndodh me fëmijën e tij. I gjithë informacioni nuk mund të fitohet në mënyrë të menjëhershme. Me adoleshentin duhet të flitet çdo ditë, dhe nëse nuk bëhet një gjë e tillë, atëherë do të jetë tepër e vështirë të krijohen marrëdhëniet e dëshiruara. Bisedat e përditshme duhet të jenë të rregullta dhe spontane. Ndoshta do të ishte më me vend që për të arritur tek bisedat të hartohej një skemë e shkurtër. Sa më shumë kohë t’i kushtosh fëmijës aq më shumë do të jetë i prirë për të folur e për t’u hapur për problemet që has. Nëse synohet disiplina, fëmija në këtë moment tërhiqet nga prindi. Për këtë gjë duhet që prindi t’i shmanget sa më shumë tipit disiplinues. Ai duhet të jetë sa më i hapur, sa më kurioz dhe sa më i interesuar për jetën e fëmijës së tij.

Adoleshenca është koha në të cilën formohet identiteti, dhe për këtë shkak adoleshentët duan të dinë se cilët janë, si do të jenë në të ardhmen, cilat janë vlerat dhe dobësitë e tyre.

Sa më shumë rritet fëmija aq më shumë ndërlikohet edukimi i tij. Tani problemet që ai ka kanë ngarkesë mendore dhe shpirtërore gjithnjë e më të mëdha. Nënës i takon vazhdimisht të merret me djalin apo vajzën e kësaj moshe. E ndjek në të gjitha, që nga përgatitja në mësime e deri në problemet që nxjerr pjekuria sidomos për vajzat, për të cilat nënat preokupohen me të drejtë.

Gjatë kësaj moshe fillojnë ndërlikime nga më të ndryshmet në sjelljen e adoleshentit. Ai tashmë nis të urrejë pse nuk e kanë ndaluar, por edhe pse përpiqen ta ndalojnë. Ai kurrë nuk ndihet i barabartë. Shprehjet që “Ti nuk je si ai” ose “Ti nuk e meriton këtë gjë” shkatërrojnë plotësisht përpjekjet që prindi mund të ketë bërë deri në atë moment.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).