Zbulimet e fundit të një grupi shkencëtarësh kanë dal në përfundimin se personat që konsumojnë kafe, janë të prirur të kenë një shëndet më të mire se ata që nuk e pijnë.
Ky studim është kryer nga Universiteti i Southhampton në Britani, ku pasi janë marrë në shqyrtim 220 raste, rezultoi se njerëzit që e pijnë kafeinën kanë 19% më pak shanse që të vdesin nga një infarkt në zemër. Gjithashtu, ata kanë 18% më pak shanse që të preken nga sëmundja e kancerit apo të vdesin në moshë të re, kundrejt personave që nuk e konsumojnë këtë pije.
Po ashtu, kërkimet e tjera mbi kafen kanë arritur në të njëjtat përfundime. Sipas tyre, këto benefite i kanë njerëzit që pijnë zakonisht deri në 3 filxhanë kafe në ditë.
Duke u bazuar mbi këto rezultate, shkencëtarët kanë gjetur përbërësit e kafeinës që shkaktojnë këto dobi në shëndetin e njeriut. Ndërmjet tyre janë: Antioksidantët, të cilët luftojnë qelizat kancerogjene dhe përbërsit anti-imflamator, që minimizojnë rrezikun e sëmundjeve kronike, si: Infarktet, Alzheimer e sëmundjet e veshkave.
Megjithatë, kërkuesit nuk kanë gjetur prova se personat që nuk e konsumojnë kafen duhet të fillojnë ta pijnë atë, me qëllim që të ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e ndryshme. Po ashtu, ata nuk i inkurajojnë njerëzit që e pijnë atë, që ta rrisin nivelin e konsumimit të saj.
Përshembull, pirja e kafeinës në sasi të mëdha nga një femër shtatzanë, sjell rritjen e rrezikut për lindje të hershme, abortime dhe lindjen e fëmijëve nën peshë.
Ndërkohë, shkëncëtarët janë ende duke kërkuar llojin dhe sasinë e kafes që duhet konsumuar për të sjellë më shumë benefite në shëndetin e njeriut.