Art & Kulturë

Samsung i kalon të gjitha pritshmëritë me dizanjin e Galaxy X

Kompania e njohur ka publikuar së fundmi një detaj mjaft interesant mbi formën që do të ketë telefoni i saj më i ri, Galaxy X.

Lajmi është lançuar nga website-i  Korean i Samsung, ku në disa skica të paraqitura, shihet qartë se ekrani  i Galaxy X do të  përbëhet nga dy pjesë, njëra prej të cilave është fleksible dhe e përthyeshme.

Gjithashtu në fillim të këtij viti, presidenti i Samsung Koh Dong-jin , rrëfeu se kompania është duke rishikuar disa probleme teknike, për të kaluar më pas me prodhimin e këtij smartphone, që mendohet të dalë në shitje në 2018.

Galaxy X pritet të jetë një konkurrent i denjë për rivalin e tij iPhone X, i cili u hodh në treg vetëm pak kohë më pare, duke shënuar një revolucion në aparatet telefonike.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).