Art & Kulturë

Ja cilët janë finalistët e Festivalit të Këngës në RTSH

Pas përfundimit të natës së parë dhe të dytë të Festivalit të 56-të të Këngës, janë zbuluar edhe këngët finaliste, që do të ngjiten mbrëmjen e sotme në skenë.

Nga 22 konkurrentë që ishin në fillim të spektaklit, 8 këngë janë skualifikuar nga gara, ndërsa të tjerët ia kanë dalë për t’u futur në finale.

Lynx, Lorela Sejdiu, Endri & Stefi, Xhesika Polo dhe Evans Rama janë në mesin e artistëve që kanë mbetur jashtë finales së madhe sonte, në Pallatin e Kongreseve.

Ndërkohë, më poshtë janë emrat e artistëve që do të konkurrojnë midis njëri – tjetrit në natën finale, ku fituesi i këtij festivali, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2018.

Finalistët e Festivalit të 56-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar:

Artemisa Mithi — “E dua botën”
Bojken Lako — “Sytë e shpirtit”
Denisa Gjezo — “Zemër ku je”
Elton Deda — “Fjalët”
Eugent Bushpepa — “Mall”
Inis Neziri — “Piedestal”
Manjola Nallbani — “I njëjti qiell”
Mariza Ikonomi — “Unë”
NA & Festina Mezini — “Tjetër jetë”
Orgesa Zaimi — “Ngrije zërin”
Redon Makashi — “Ekziston”
Rezarta Smaja & Luiz Ejlli — “Ra një yll”
Tiri Gjoci — “Orë e ndalur”
Voltan Prodani — “E pamundur”

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).