Dasma midis Meghan Markle dhe Princ Harry do të mbahet në 19 maj 2018, por kjo largësi në kohë nuk i ka ndaluar njerëzit që të duan të dinë se çfarë fustani do të veshi princesha e ardhshme.
Disa hacker-a kanë arritur që të nxjerrin fotot e fustanit të martesës që stiluesi izraelit, Inbal Dror, ka dizenjuar për ditën e dasmës së Markle.
Nga këto skica, fustani duket shumë klas dhe modern, në krahasim me atë të Kate Middleton, e cila veshi në dasmën e saj një fustan tradicional anglez, të stiluar nga Alexander McQueen.
Është e vështirë për të përcaktuar që tani nëse ky do të jetë fustani i dasmës që Meghan do të veshi për ditën e saj të madhe, pasi të shumtë janë stilistët që po i dërgojnë skicat e tyre të veçanta rreth fustanit familjes mbretërore angleze.