Art & Kulturë

(FOTO) Dolën pamjet e para të Samsung Galaxy S9/ S9+

Celularët Samsung Galaxy S9 & S9+ do të dalin në treg në muajin mars të vitit 2018, por pamjet rreth telefonit të ri kanë bërë bujë ditën e djeshme në internet.

Në këto foto, shihet se telefonat janë të pajisur me kasa mbrojtëse dhe S9+ përbëhet nga një kamer dyshe e pasme. Po ashtu, skaneri për shenjat e gishtërinjve është vendosur në një pozicion më qëndror, në pjesën e mbrapme të telefonit.

Samsung S9/ S9+

Në ndryshim nga iPhone, Samsung e ka mbajtur vendin e vendosjes së fishës së kufjeve, duke hedhur poshtë të gjitha thashethemet që deklaronin heqjen e këtij opsioni.

Sipas disa burimeve, pritet që Samsung S9/S9+ të lançohet më shpejt se sa ishte planifikuar, më konkretisht në fund të shkurtit, gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Telefonisë në Barcelonë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).