Art & Kulturë

Instagram lançon përditësimin e tij më të fundit për bizneset

Pasi u testua një vit në SHBA, Instagram ka bërë të aksesueshëm opsionin “Shopping” edhe në tetë vende të tjera: Kanada, Brazil, Britani, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë dhe Australi.

“Shopping” u shërben të gjitha bizneseve që kanë hapur një llogari në Instagram për promovimin e produkteve të tyre. Nëpërmjet këtij opsioni, Instagram u mundëson bizneseve që përdoruesit të kalojnë në website-in e tyre online dhe të shpenzojnë kohë në të.

Kështu, kur një postim që përmban “Shopping” klikohet nga një përdorues, atij do t’i shfaqet një dritare me çmimet dhe një link që të çon në një faqe të re me më shumë informacion brenda aplikacionit. Një buton “Shop Now” shfaqet në ato momente, që kur klikohet mbi të, e çon përdoruesin direkt në faqen online të produktit.

Por çfarë përfiton Instagram nga ky opsion? Rrjeti social ka deklaruar se përfitimet e tij do t’i gjenerojë duke i lejuar bizneseve që t’i shfaqin postimet e tyre të marketueshme edhe tek njerëzit që nuk e ndjekin një biznes të caktuar.

Nëpërmjet këtij opsioni, Instagram synon që të lehtësojë sa më shumë blerjet online nëpërmjet Instagramit, të cilat janë shumëfishuar kohët e fundit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).