Art & Kulturë

“Një Muaj” konkurron në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Belgjikë

Filmi me metrazh të shkurtër “Një Muaj” nga regjisori Zgjim Terziqi, do të jetë pjesë e festivalit kualifikues për Oscar në Belgjikë, “The Brussels Short Film Festival”.

Me producent Agon Syla, ky film do të konkurrojë në 5 kategori: “Grand Prix”, çmimi i jurisë, çmimi i aktorit më të mirë, çmimi i aktores më të mirë dhe çmimi i publikut.

Bazuar në një ngjarje të vërtetë, “Një Muaj” trajton historinë e Anës 40 vjeçare, e cila është e verbër, e pa martuar dhe jeton duke u mbështetur në marrëveshjen e katër motrave të saj. Ato kanë bërë me njëra-tjetrën një pakt, ku secila do të përkujdeset për Anën një muaj.

Në këtë film interpretojnë aktorët: Makfire Miftari, Luan Jaha, May-Linda Kosumovic, Shengyl Ismajli, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, Rinesa Qeriqi, Era Balaj, Dardane Mehmeti, Zog Zeqiri Berisha, Blerina Krasniqi, Nata Zeqiri Berisha, Lis Spahiu.

Edicioni i 21-të i këtij festivali do të mbahet nga 25 prill deri më 6 maj 2018 në Belgjikë.

Trailer:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).