Art & Kulturë

FOTO/ Publikohet vula e akteve shtetërore të Gjergj Kastriot Skënderbeut

Ditën e sotme, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, vulën e akteve shtetërore në nder të heroit kombëtar Skënderbeut.

MIRËMËNGJES dhe me këtë imazh spektakolar të vulës së akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut (që mund ta kundroni sot në sallën e krijuar enkas në Pallatin e Kongreseve, në këtë 17 janar të 550-të të vdekjes së Heroit Kombëtar), ju uroj një ditë të mbarë.”-, ka shkruar kryeministri.

Muzeu i hapur te Pallati i Kongreseve është i hapur për t’u vizituar ditën e mërkurë dhe të enjte, nga ora 10:00 deri në 22:00 të mbrëmjes.

Në të mund të shihni imazhe të Skënderbeut dhe artefakte autentike pjesërisht të pashfaqura më parë, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes se Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).