Art & Kulturë

Sot, 550 vite që nga vdekja e Gjergj Kastriot Skëndërbeut

Gjergj Kastrioti, i njohur ndryshe si Skënderbeu, ishte një fisnik dhe ushtar shqipar që lindi më 6 maj 1405 dhe vdiq më 17 janar 1468. Sot festohet edhe 550 vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Viti 2018 është cilësuar si Viti i SKëndërbeut, ku në vend janë organizuar festa të ndryshme për të kujtuar heroin e shqiptarëve. Ditën e sotme çelet kremtimi ceremonial në nder të tij, “Tre ditët e Yllit të Mëngjesit”, i cili do të vazhdojë për tre ditët e ardhshme në Pallatin e Kongreseve.

Skënderbeu, i marrë peng nga Perandoria Osmane, i shërbeu atyre në ushtri gjatë viteve 1423-1443 dhe pasi u largua, udhëhoqi ushtrinë shqiptare kundër pushtuesve Osman. Ai u cilësua si Zot i Arbërisë, titull që e nënshkroi edhe në dokumentet zyrtare.

Fitoret e shumta që Gjergj Kastrioti korri ndaj ushtrisë osmane, e bënë atë një njeri të famshëm mes personaliteteve të kohës dhe njëkohësisht u bë komandant i forcave kryqtare të Papa Piut II.

Monumenti i Skënderbeut në Krujë.

Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës së krishterë ndaj osmanëve myslimanë. Sot, ndër shqiptarë, Skënderbeu njihet si heroi kombëtar i tyre, trashëgim e të cilit është e dukshme në të gjitha trevat shqiptare.

Ai vdiq në janar të vitit 1468, teksa luftoi së bashku me venedikasit kundër osmanëve në luftën venedikase-osmane gjatë viteve 1463-1479.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).