Art & Kulturë

FOTO/ Njihuni me HTC U11, smartphone-in më të ri të kësaj kompanie

Kompania HTC ka publikuar celularin e saj të ri, HTC U11 EYEs, i cili është dizenjuar posaçërisht për të gjithë personat që i adhurojnë fotot.

Kualiteti i kamerës së HTC 11 ka një rezolucion më të mirë se telefonat e mëparshëm, me kamerën mbrapa 12 megapixel dhe në pjesën e përparme janë vendosur dy kamera.

Një opsion i ri që është vendosur në këtë smartphone ‘Bokeh’, i cili fokuson subjektin në foto dhe turbullon ambientin pas tij në kohë reale teksa shkrepet fotoja.

Gjithashtu, njësoj si Apple e Samsung, edhe HTC U11 ka prezantuar opsionin e njohjes së fytyrës, me të cilën ju mund ta shkyçni celularin tuaj vetëm duke e parë atë.

Bateria e smartphone-it të ri nga HTC është më e madhe se ajo e konkurrentëve të saj iPhone (2.716 mAh) e Samsung (3.500 mAh), përkatësisht 3,930 mAh.

Ekrani i HTC U11 EYEs ka një madhësi prej 6 inch dhe është rezistent ndaj ujit e rërës. Ai do të dali në ngjyrë të kuqe, argjendi dhe të zezë dhe do të lançohet në tregun e Hong Kong të mërkurën, më 17 janar me një çmin prej 360 paund.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).