Ҫdo femër që punon në një zyrë e kupton mundimin që duhet për të gjetur çdo ditë veshje të bukura për punë.
Disa stiliste të ndryshme kanë paraqitur disa ide veshjesh pune, të cilat jo vetëm që janë të bukura, por edhe nuk është e nevojshme që të shpenzoni shumë për t’i stiluar ato në jetën tuaj të përditshme.
- Kostum zyre i thjeshtë dhe oversize
Kostumet seriozë oversize kanë dalë shumë në modë. Kjo veshje ju lejon që të dukeni stil dhe njëkohësisht të vishni edhe dy bluza poshtë xhaketës, që mos të keni ftohtë.
2. Fund i gjatë me motive
Kombinoni një fund të gjatë deri te gjuri me bluza të trasha dhe çizme të shkurtra.
3. Blini një bluzë pambuku njëngjyrëshe dhe visheni atë duke e kombinuar me pantallona, ose lart një këmishe, së bashku me këpucë lëkure.
4. Kostumi i rehatshëm fund – pantallon
E ku ka më mirë se një fund dhe një bluzë të rehatshmë, të cilat jo vetëm që ngjajnë bukur, por janë edhe serioze për t’u veshur gjatë punës.
5. Pantallona deri tek gjuri
Këto pantallona janë të gjera dhe ju krijojnë mundësinë që t’i vishni me çizme të gjata dhe pulovra të rehatshme, duke ju treguar stil dhe të veshur.