Art & Kulturë

FOTO/ Kjo është shifra marramëndëse që u ofrua për të blerë makinën e Adolf Hitler

 

Pronari i të famshmit Mercedez Benz 770k Grosser i vitit 1939, i përdorur për një kohë të gjatë nga Adolf Hitler, ka refuzuar ofertën prej 7 milionë dollarësh gjatë ankandit të zhvilluar në Scottsdale, Arizona me pretendimin se makina në fjalë vlen shumë më tepër.

Kjo është një nga makinat që ka qenë në pronësi të Führerit gjerman, i cili e përdori atë si një makinë që shërbente në paradat e mëdha të propagandës naziste midis viteve 1939- 1941.

Ajo është ruajtur në gjendje perfekte, duke përfshirë edhe targën origjinale të saj  “1A 148461”, si edhe dokumentet e SS e ato të ofiçinave të Mercedesit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).