Art & Kulturë

FOTO/ Google feston sot 136 vjetorin e lindjes së shkrimtares feministe Virginia Wolf, ja “dhurata” e tij

Virginia Woolf është një nga shkrimtaret më të njohura të shekullit të 20-të dhe sot, më 25 janar, është ditëlindja e saj e 136-të.

Me këtë rast, Google i ka dedikuar një imazh “doodle” shkrimtares së madhe, që do të shfaqet sa herë që dikush hap motorin e kërkimit në të gjithë botën. Imazhi që shfaqet në kryefaqen e Google është një pikturë e artistit britanik Louise Pomeroy, i cili pikturoi disa versione të saj, përpara se të arrinte në rezultatin final.

Lindur në Kensington, Londër në Britani, Virginia Woolf spikati mes shkrimtareve të tjera prej stilit të saj feminist, realist e narrativ që përdorte në veprat e saj.

Ndër veprat e saj më të njohura janë: “Mrs. Dalloway (1925); “To The Lighthouse” (1927) dhe “Orlando” (1928). Gjithashtu, eseja e saj ekspresive “A Room of One’s Own” është një nga shkrimet e saj më të pëlqyera, të cilën autorja e publikoi më 1929.

Figura e saj u përdor shumë në Lëvizjet Feministe të vitit 1970, ku femrat e shikonin atë si një model për t’u ndjekur dhe si një nga personalitetet e para që doli hapur si feministe.

“The Hours” është një film që trajton jetën e shkrimtares së famshme, ku Nicole Kidman fitoi Oscarin si “Aktorja më e mirë” për portretizimin e Wolf në këtë film.

Nicole Kidman (majtas) në rolin e Virginia Woolf (djathtas).

Virginia Wolf vdiq më 28 mars 1941, si pasojë e mbytjes në lumin që ndodhej afër shtëpisë së saj. Ajo u vetvra, pasi vuante nga depresioni dhe nga një sëmundje mendore, që sipas së cilës, ishte përkeqësuar më shumë kohët e fundit, duke marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës së saj në moshën 59 vjeçare.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).