“Kur një njeri është i sëmurë, mjafton që ta shikosh në fytyrë për ta kuptuar që nuk ndihet mirë.”
Në këtë përfundim ka dalë studimi i kryer nga Shoqata Mbretërore, e cila evidenton se njerëzit e sëmurë kanë të njëjtat tipare dalluese: Ngjyrë të zbehtë, fytyrë e fryrë, sy të lodhur e me rrathë të zinjë dhe kanë një shprehi të lodhur fytyre.

Foto 1: Normal/ Foto 2: I sëmurë
Edhe pse këto shenja dalluese kanë kohë që janë evidentuar, asnjëra prej tyre nuk ishte provuar e vërtetë deri më tani. Këta shkencëtarë morën 16 vullnetarë dhe injektuan tek secili prej tyre një bakter, që i bëri ata të sëmureshin.
Për të kryer eksperimentin, ata u bënë foto këtyre personave para dhe pas sëmundjes. Më pas këto foto iu dhanë 62 njerëzve, të cilët duhet të tregonin brenda 5 sekondave se në cilat prej dy fotove personi në fjalë ishte i sëmurë. Rezultoi se ata i identifikuan të sëmurit në një vlerë prej 81%.
Sipas personave që vëzhguan pamjet, fotot e bëra pasi ata ishin injektuar me bakterin, i shfaqnin njerëzit me të njëjtat simptoma që përmendëm edhe më lart, duke e bërë identifikimin më të lehtë.