Art & Kulturë

Ja cilët artistë do të gjeni në club-et e kryeqytetit fundjavën e parë të janarit

Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.

Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.

Në Magic 4, përveçse do gjeni si çdo fundjavë muzikë live, të premten më 5 janar, do të keni mundësinë të dëgjoni tingujt e muzikës popullore nga Gëzim Nika, Fatmira Breçani & Sabri Fejzullahu. Ndërsa të shtunën, 6 janar, është i ftuar reperi kosovar Cozman, pjesë e grupit Babastars.

Cinco Cavalli Club të premten 5 janar, ofron një mbrëmje nën tingujt e muzikës së zgjedhur nga një Dj i famshëm botëror DDY Nunes, i cili hap sezonin e vitit të ri, ndërsa të shtunën më 6 janar, do të performojnë Kida & Fero.

Këtë të premte e të shtunë, tek Venue do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.

Tek Arena Club të shtunën më 6 janar, do të performojnë Mateus Frroku dhe Bujar Qamili.

Folie Terrace mbyll sezonin e këtij viti me të ftuar special reperët kosovar Lumi B & Gjiko, të shtunën më 6 janar.

Status Live Show paraqet të shtunën, këngëtaren Era Rusi, Devis Xherahu, Reinaldo Gaci, J Gashi dhe Arjeta Palushaj.

Në Lollipop Club, të premten do të jetë i ftuar këngëtari kosovar Ermal Fejzullahu.

Këtë të enjte më 4 dhjetor, tek Radio do të gjeni Blues & Jazz Band, ku performojnë: Kujtim Spahiu, Gent Rushi, Ermal Rodi, Dritan Hekurani, Emiljan Dhimo. Starton në orën 21:00.

 

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).