Shoqata e bamirësisë “New Story”, së bashku me kompaninë ICON, kanë ndërtuar shtëpinë e parë të printuar në 3D në vetëm 24 orë.
Me një sipërfaqe prej 250 m2 , ndërtimi i kësaj shtëpie ka kushtuar 8 mijë euro dhe sipas shoqatës së bamirësisë, këto shtëpi do të shërbejnë për strehimin e të gjithë njerëzve në botë, që ndodhen pa një çati mbi kokë.

Pamje nga Shtëpia 3D
Kjo banesë përbëhet nga një sallon, kuzhinë, dhomë gjumi dhe një oborr. Çdo gjë është e printuar, me përjashtim të çatisë.
Nga statistikat e deritanishme, rreth 1 miliard njerëz në botë janë të pastrehë, një shifër, reduktimi i së cilës është bërë fokusi kryesor i shoqatës “New Story”. Brenda 18 muajsh më shumë se 100 familje në El Salvador do të strehohen në këto shtëpi, falë donacioneve që kapin vlerën e 90.000 mijë dollarëve.
Kompania Icon shpreson se çmimi i ndërtimit të këtyre shtëpive do të ulet në 4 mijë dollar, duke e shndërruar njëherë e përgjithmonë mënyrën e jetesës dhe për të zgjidhur problemin e të pastrehëve në botë.
Shoqata “New Story” ka ndërtuar rreth 850 shtëpi deri tani për familjet që jetojnë në Haiti, El Salvador, Meksikë dhe Bolivi.