Art & Kulturë

Filmi shqiptar “Broken”, pjesë e Festivalit Europeo di Lecce në Itali

Një film nga regjisori Edmond Budina dhe me producente vajzën e tij, Adele Budina, “Broken” (Të Thyerit), do të mbajë premierën në Festivalin Europeo di Lecce në Itali.

Ky film është filmuar në tre shtete të ndryshme, Shqipëri, Maqedoni e Itali dhe është financuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike Shqiptare, Drejtoria e Përgjithshme e Kinematografisë Mibac dhe Agjencia Kombëtare e Filmit të Maqedonisë.

Në këtë film interpretojnë aktorët: Edmond Budina, Nikolla Llambro, Laert Vasili, Gladiola Harizaj, Sotiraq Bratko, Artan Islami etj.

Një politikan i ri i inkriminuar, që për karrierë ka shitur gjithçka vjen i interpretuar nga aktori i njohur Laert Vasili. Filmi u xhirua në 2015 dhe siç ka pohuar dhe më herët regjisori, ka punuar disa vite për këtë projekt filmi.

Me skenarin tim për këtë projekt kam punuar prej 4 vitesh. Kisha shpresë për këtë projekt, sepse isha i bindur në atë që kam shkruar dhe kisha dhe mbështetjen e producentëve të huaj”, është shprehur ai.

Filmi “Broken” do të shfaqet më 11 prill, ditën e mërkurë, në këtë festival. Trailer:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).