Art & Kulturë

Muzeu Kombëtar “Marubi” hap thirrjen për aplikim, drejtuar të gjithë fotografëve

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka shpallur thirrjen e hapur drejtuar të gjithë artistëve mbarëshqiptarë për prezantimin e portofoliove të tyre, me qëllim eksplorimin e skenës artistike të vendit.

Kjo ftesë është e hapur për të gjithë artistët që merren me disiplinën e fotografisë.

Programi vjetor i ekspozitave të përkohshme të Muzeut fokusohet në një pjesë të tij në kërkimin dhe promovimin e artistëve të rinj, deri në moshën 40 vjeçare.

Artistët që i përgjigjen kësaj thirrje, duhet të referojnë nëpërmjet dosjes elektronike, kërkimin e tyre artistik, përfshirë këtu ekspozitat, rezidencat dhe trajnimet e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

Afati për dërgimin e materialeve është deri më datë 30 qershor 2018.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).