Art & Kulturë

Disa mënyra efektive për të reduktuar stresin

Askush prej nesh nuk është në gjendje që të kontrolloj stresin; Ai ikën dhe vjen kur ne kemi kaluar një situatë të vështirë e tensionuese, kur një i afërmi jonë mund të sëmuret apo thjesht stresohemi për punën a jetën që po bëjmë.

Megjithatë, ekzistojnë disa metoda që mund të përdorim, të cilat do ta reduktojnë stresin dhe do na bëjnë të ndihemi më të qetë.

Në rradhë të parë, çdokush duhet të pranojë që ka situata të cilat nuk janë në dorën tonë për t’i kontrolluar. Ndonjëherë gjërat e këqija ndodhin dhe nuk kemi çfarë të bëjmë, thjesht duhet të tregohemi optimist dhe të mbajmë një qëndrim pozitiv për gjithçka.

E dimë që i kemi në majë të gjuhës shprehjet “Asgjë nuk më ecën mbarë mua” apo “Jam njeri pa fat”, por a e keni menduar se sa mirë do të ndiheshim nëse do i thoshnim vazhdimisht vetes se “Po bëj më të mirën që mundem!”?

Një mënyrë e mirë për të mos përfunduar duke u stresuar gjatë ditës, është të planifikojmë kohën personale. Një pjesë e mirë e stresit vjen nga shqetësimi ynë sepse bëhemi vonë për shumë punë të rëndësishme, të cilat nëse do t’i kishim planifikuar më parë, nuk do të gjendeshim në stres.

Lexoni një libër, shëtisni në një kopësht dhe gjithmonë rezervoni 15-20 minuta në ditë për t’u relaksuar. Ushtrohuni vazhdimisht: Qoftë kjo duke bërë palestër, duke vrapuar, etj. Trupi jonë e përballon më mirë stresin kur është në formë.

Ҫdo vakt duhet ngrënë shëndetshëm dhe sigurisht që duhet të heqim dorë nga konsumi i alkoolit, drogës apo duhanit.

Gjumi redukton nivelin e stresit që kemi, prandaj duhet të sigurohemi se jemi duke plotësuar atë 8 orarëshin e famshëm të fjetjes.

 

Nëse asnjëra prej këtyre metodave nuk po ju funksionon dhe po vazhdoni të ndiheni të stresuar, mendojeni njëherë të kërkoni ndihmë sociale tek një psikolog. Vërtet ne e kemi si ‘tabu’ vizitën tek psikologu, por e sigurt që pas një seance me të, do të ndiheni më të lehtësuar psikologjikisht.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).