Nën regjinë e Besim Ugzmajli, filmi “Më fal” do të jetë pjesë e Atlanta Film Festival, që kualifikon produksionet filmike për konkurrim në çmimet Oscar.
Ky film është shfaqur edhe në festivale të tjera ndërkombëtare, ku në “Manchester Film Festival” dha premierën e tij.
Historia trajton një temë aktuale dhe mjaft të diskutuar në ditët e sotme, duke shpalosur një dramë realiste. Bujari, një djalë në moshë të re, manipulohet nga një imam kosovar për t’iu bashkuar grupeve terroriste që luftojnë në Siri.
Fshehtazi ai i bashkohet luftës dhe i kërkon vëllait që t’i dërgojë gruan po ashtu në Siri. I tmerruar nga veprimet terroriste të të vëllait, ai i kërkon Bujarit të rikthehet në Kosovë, por ky i fundit i përgjigjet keq, duke e kërcënuar gruan e tij se nëse nuk bashkohet me të, do të martohet me një vajzë të ve.
Ky film është realizuar nën interpretimin e aktorëve Agron Shala, Semira Latifi, Bibi Qena, Kushtrim Asllani, Ekrem Sopi, Sherif Bega, Orik Berani, Adrian Obertinca dhe Kosovare Hoti.
Trailer: