Art & Kulturë

Ja cilët artistë do të gjeni në club-et e kryeqytetit këtë fundjavë

Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.

Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.

Cinco Cavalli Club ka të ftuar të premten më 23 mars dy këngëtare të njohura, Kida & Samanta dhe të shtunën do të jetë i ftuar reperi Gjiko.

Në Magic 4 përveçse do të gjeni performancën e 4 këngëtarëve ‘magjik’, më 23 mars është e ftuar këngëtarja e famshme shqiptare Artiola Toska që do të dhurojë një performancë live për të gjithë të pranishmit në këtë club. Ndërkohë, të shtunën do të jetë i ftuar Stresi, për të kënduar disa nga hitet e tij.

Këtë të premte e të shtunë, tek Venue Club, do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.

Arena Club ka të ftuar më 23 mars Ermal Fejzullahun, ndërsa më 24 mars është e ftuar Nora Istrefi.

Në Rockstock këtë të shtunë i këndohet vëllazërisë, nën performancës live të dyshes legjendare Endri & Stefi Prifti.

Në Lollipop Club këtë të orente është i ftuar Dj Sardi, për të festuar ardhjen e pranverës. Ndërsa të shtunën, në skenë do të jetë i ftuar Dj Aldo.

Cavaliero Club do t’ju dëfrejë në mbrëmjet e së enjtes, të premtes dhe së shtunës, së bashku me performancën live të Eneda Tarifa, Fifi, Lorenc Hasrama etj, të cilët do të këndojnë live.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).