Art & Kulturë

FOTO/ Emma Stone, fytyra e re e markës Louis Vuitton. Shikoni koleksionin e ri

Aktorja e famshme amerikane, Emma Stone, është bërë fytyra më e re e markës së njohur të veshjeve, Louis Vuitton.

Së fundmi, ajo ka pozuar për koleksionin e ri të vjeshtës 2018 së Louis Vuitton, ku fotot janë realizuar në shkretëtirën e nxehtë të Kalifornisë.

https://www.instagram.com/p/BgYUjbvnStc/?taken-by=louisvuitton

Në setin fotografik të kryer nga profesionisti Craig McDean, Emma duket e veshur fustane dhe çanta që i përkasin këtij koleksioni të ri.

https://www.instagram.com/p/BgY9PsAn5iR/?taken-by=louisvuitton

Arsyeja se përse Stone është përzgjedhur nga kjo kompani për t’u bërë fytyra e saj prezantuese në të gjithë botën, ka të bëjë me “përkushtimin, konfidencën dhe vullnetin e saj, që e bën atë perfekte për të qenë muza jonë”, është shprehur kjo markë në një deklaratë.

https://www.instagram.com/p/BgWtaqynVyy/?taken-by=louisvuitton

Nga ana tjetër, Emma ka shprehur mirënjohjen dhe lumturinë për këtë vlerësim që i është bërë.

Jam shumë e lumtur dhe krenare që do të punoj me një shtëpi mode kaq pasionante sa është Louis Vuitton dhe me stilimet unike të Nicolas Ghesquiere”, është shprehur ajo.

https://www.instagram.com/p/BgWR8junaPt/?taken-by=louisvuitton

https://www.instagram.com/p/BgV2dJpn3WA/?taken-by=louisvuitton

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).