Festoni Ditën e Verës me një llojshmëri aktivitetesh argëtuese

Dita e Verës 2018 festohet më bukur se kurrë!

Një super festë, e mbushur plot me lojra të ndryshme, muzikë dhe aktivitete sportive për të gjitha moshat, do të shoqërojë banorët e kryeqytetit më 14 mars.

Festa do të fillojë që prej orës 09:00 të mëngjesit tek Liqeni Artificial, Parku Rinia e në lokacione të tjera.

 

  • Parku i Madh i Liqenit Artificial do të mirëpresë banorët me koncerte, ku do të vendosen dy skena për artistët e vegjël, muzikë me Dj, sporte në natyrë, oaz lojrash për fëmijë, aktorë të cirkut, teatër kukullash, si edhe këndi i artizanëve, piktorëve të vegjël dhe barbeque.

 

  • Zoo Park feston me muzikë dhe program argëtues për fëmijët.

 

  • Parku Rinia mirëpret fëmijë e të rinj të apasionuar pas lojrave shah, damë, tëist dhe struktura fryrëse për më të vegjlit.

Ndërkohë, në zonën e ish-bllokut dhe tek Sheshi “Nënë Tereza” do të bëhen dy street party të ndryshme, të cilat do të vazhdojnë deri në mesnatë.