Urban Cultural Festival është një event që do të ndodh për dy ditë rresht në kryeqytet, më datë 8 dhe 9 dhjetor, në dy vendndodhje të ndryshme.
Nocioni kryesor që ky festival kërkon të përcjellë tek pjesëmarrësit e saj është diskutimi për mbajtjen gjallë të kulturës, duke përfshirë diskutimin mbi artet dhe muzikën, si një pjesë të rëndësishme për shëndetin e jetës urbane në përgjithësi.
Në këtë event do të mbahen aktivitete të ndryshme, siç janë shfaqjet live nga artistë të njohur shqiptarë e të huaj, dialogje integruese midis njerëzve që janë të interesuar në zhanret e ndryshëm të kulturës, etj.
Festivali do të mbahet në datën 08 dhjetor, në Ditën e Rinisë tek parkimi i Sheshit Skënderbej dhe në datën 09 dhjetor do të zhvendoset tek Piramida. Ai gjithashtu do të shfaqet Live edhe për ndjekësit e rrjeteteve sociale të Telekom Electronic Beats.
Programi i Urban Cultural Festival është si më poshtë:
08 Dhjetor:
21:00 – 22:00: Erblin Bajko;
22:00 – 23:00: The Funky Villainz;
23:00 – 24:00: NR: Urban Roots;
00:00 – 01:30: Asian Dub Foundation;
01:30 – 03:00: Draft.
09 Dhjetor:
11:00 – 12:00: Graffiti Live Action;
12:00 – 13:00: Breakdance/ Skating/ Open Mic – Muzik nga Positive Cuts;
13:00 – 14:00: Diskutime;
14:00 – 15:00: Filma;
18:00 – 19:00: Diskutime;
19:00 – 21:00: Filma.