Art & Kulturë

National Geographic fton turistët të udhëtojnë drejt Shqipërisë

Në rrjetin e tij zyrtar të Snapchat, National Geographic ka postuar ditën e djeshme një foto të Shqipërisë, në të cilën ka dhënë një fakt interesant mbi vendin tonë:

Zhytësit në detet e Shqipërisë do të kenë mundësinë të shikojnë një numër thesaresh të panumërta, duke filluar që nga mbetjet e anijeve të ndryshme, artifakte dhe shpella të pavizituara më parë.”

Profili i National Geographic në Snapchat është i aksesueshëm nga të gjithë përdoruesit e rrjetit, pasi del në rubrikën ‘Discover’, gjë që e bën atë të lexueshëm nga miliona prej tyre.

Kjo foto shërben si një promovim për vendin tonë, duke u dhënë rastin njerëzve ta njohin atë dhe pse jo, që zhytës dhe turistë të vizitojnë Shqipërinë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).