“Matilda & “Safari i Livias” janë dy shfaqjet për vogëlushët që do të transmetohen premierë në Sallën Molier tek Teatri Kombëtar Eskperimental Për Fëmijët.
Që prej datës 20 janar, ato do të vijnë çdo fundjavë, të shtunën dhe të dielën, në oraret 10:30 & 11:30.
Një vepër e shkruar nga Roald Dahl, “Matilda” vjen me regji nga Ina Morinaj dhe interpretojnë aktorët: Lejda Ҫeli, Ilia Kaçi, Franc Bregu, Klead Gërmenji, Silvio Goskova, Ina Morinaj dhe Elona Mamo.
Shfaqja “Safari i Livias” me regji të Nelson Mulla, vjen për vogëlushët nën interpretimin e aktorëve: Algona Aga, Ergys Ҫekrezi, Dajana Nenaj, Donald Shehu, Elin Visha dhe Xhuliano Brisku.

