Art & Kulturë

Ky aplikacion ju paguan juve për të ecur!

Sweatcoin është aplikacioni më i ri që e paguan çdo ditë personin që e ka shkarkuar në bazë të sasisë së hapave që ai ka ecur.

Ky aplikacion është lançuar në vitin 2016 dhe këtë vit u bë edhe më i famshëm se Whatsapp, duke numëruar një shifër prej 2 milion përdoruesish, e vazhdon të rritet.

Ai funksionon mjaft thjesht: Të gjitha hapat tuaja gjatë ditës konvertohen në “sseatcoins”, me të cilat ju mund të blini e të merrni shërbime e produkte nga mbi 300 dyqane të përcaktuara, siç janë: Bohoo.com, Graze, etj.

Ai po bëhet aplikacioni i fitnesit dhe shëndetit më i përdorur në të gjithë botën, në bazë të aftësisë së tij për të shpërblyer përdoruesin.

“Me Sweatcoin, përdoruesi i app bëhet më energjik dhe lëviz më shumë e në të njëjtën kohë përfiton edhe shërbime të ndryshme që janë të kënaqshme.”-, ka deklaruar themeluesi i tij, Anton Derlyatka.

Sweatcoin është falas dhe mund ta shkarkoni nga Google Play Store dhe App Store. Filloni të stërviteni dhe të përfitoni falas produkte e shërbime të ndryshme njëkohësisht!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).