Art & Kulturë

Një film rreth historisë së dashurisë të Princit Harry dhe Meghan Markle

“Lifetime” ka publikuar se do të krijojë një film romancë bazuar në historinë e çiftit të famshëm mbretëror, Princ Harry dhe amerikanes Meghan Markle.

I titulluar “Harry & Meghan: The Royal Love Story”, filmi do të prodhohet nga producentët Meredith Finn & Michele Weiss dhe do të ketë si regjisor Menhaj Huda. Aktorët që do të luajnë rolet kryesore të Harry dhe Meghan nuk janë zgjedhur akoma.

Sipas deklaratës që kanë dhënë zëdhënësit e “Lifetime”, ky film do të ndjeki dhe ekzaminojë historinë e dashurisë që lindi midis princit dhe ish–aktores së serialit “Suits”.

Aty do të trajtohet historia e çiftit që nga momenti kur ata u takuan rastësisht nëpërmjet një grupi miqsh, për të vazhduar me takimin e tyre të parë, momentet e para të lidhjes kur po përpiqeshin ta mbanin marrëdhënien e tyre të fshehtë dhe deri në çastin kur lidhja e tyre u bë publike e morri një vëmendje të madhe globale. Përpos kësaj, në film do të jetë i pranishëm edhe një detaj i rëndësishëm i jetës së mëparshme të Markle: Martesa dhe divorci i saj me Trevor Engleson.

Nuk është dhënë ende një datë për premierën e këtij filmi, edhe pse ai pritet të dali disa ditë para dasmës së çiftit në muajin maj të këtij viti.

Kjo nuk është hera e parë që bëhet një film për një çift mbretëror. Pak ditë para martesës së tyre në 2011, “Lifetime” nxorri filmin “William & Kate: The Movie”

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).