Art & Kulturë

DownHill 2018 – Raundi i parë

Bike Club Tirana me mbështetjen e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Bashkisë Tiranë, do të organizojnë më 11 mars, garën e parë për trofeun mbarëkombëtar DownHill 2018, në kodrat e Lalmit.

Kjo garë është e tipit DownHill Individual dhe do të zhvillohet me dy zbritje. Regjistrimet për këtë garë do të mbyllen më 10 mars.

Pjesëmarrësit do të ndahen në 4 kategori:

  1. Under 20;
  2. Elite
  3. Master
  4. Femra

Pikët e marra do të jenë të vlefshme për Trofeun Mbarëkombëtar “Downhill 2018”. Për më shumë informacion klikoni http://bikeclubtirana.org/dh-1.html

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).