Art & Kulturë

9 zakonet që nuk do të ekzistonin pa femrat

Një ditë pa femrat është një ditë ku nuk ekziston birra, kafja e mirë dhe WiFi. Që të themi të drejtën, jeta pa prezencën e femrave do të ishte e çrregullt, më pak e zhvilluar dhe sigurisht, jo e bukur.

Mëposhtë do të zbuloni 12 zakonet, të cilat nuk mund të ekzistonin pa figurën e femrës.

Birra

Edhe pse shumica e reklamave të firmave të ndryshme të birrës targetojnë gjininë mashkull, në fakt duhet të falenderojmë femrën për këtë pije alkoolike. Sipas historianes Jane Peyton, dëshmia më e shpejtë e ekzistencës së birrës në Britani daton përpara mijëra vjetësh, atëherë kur birra prodhohej në shtëpi nga gratë!

WiFi

WiFi-ja nuk do të ekzistonte pa aktoren Hedy Lamarr, e cila gjatë kohës së saj të lirë kryente eksperimente të ndryshme shkencore. Në një përpjekje për të ndihmuar forcat ushtarake amerikane gjatë Luftës së dytë Botërore, Hedy u prezantoi forcave të marinës një program radioje me shpejtësi të shumëfishuar, që sot njihet si paraardhësi i WiFi-së.

Krehëri i flokëve

Edhe pse nuk dihet se kush e shpiku krehërin e parë, prodhuesja e parë zyrtare e krehërit është Lyda Newman, një grua me ngjyrë, e cila jetonte në Manhattan gjatë kohës së shpikjes së saj në vitin 1898.

Monopoli

Loja e famshme e Monopolit është krijuar nga një grua, pavarësisht se një burrë mori të drejtat e saj. Elizabeth Magie krijoi versionin e parë të lojës në vitin 1903 dhe pas 30 vitesh, Charles Darrow vodhi idenë e Magiet, duke e përshtatur atë në lojën që ne njohim sot. Më pas, ai ia shiti lojën vëllezërve Parker në vitin 1935.

Kafja e mëngjesit

Falë shpikjes së shtëpiakes gjermane Melitta Bentz, ne mund ta pijmë kafen tonë të mëngjesit pa u shqetësuar nëse në të kanë rënë pisllëqe. Bentz krijoi në vitin 1908 filtrin e kafes.

Harry Potter

Pa autoren e librave të Harry Potter, J.K.Rowling, ne do të kishim më pak magji në jetën tona, ndaj duhet ta falenderojmë shkrimtaren për këtë seri kaq të bukur librash!

Pelenat e bebeve

Marion Donovan ishte e lodhur nga larja e të brendshmeve të fëmijës së saj, ndaj krijoi të parën pelenë në botë. Edhe pse ajo vendosi emrin e saj në këtë krijim gjatë vitit 1951, Donovan nuk gjeti asnjëherë një blerës për t’i shitur dizenjon e saj: Burrat në kompanitë e ndryshme mendonin se pelenat nuk ishin të nevojshme.

Biskotat me çokollatë

Një ditë të bukur të vitit 1938, Ruth Graves Wakefield, që zotëronte Toll House Inn, po përgatiste biskotat e saj të famshme me gjalpë, kur i erdhi një ide brilante: Ajo morri një çokollatë Nestle dhe e preu në copa të vogla për recetën e saj të re. Pak kohë më pas, kompania Nestle bleu të drejtat e kësaj recete dhe emrin e Toll House.

Motori i kërkimit (Web Browser)

Programuesja e parë e kompjuterit ishte një grua me emrin Ada Lovelace, që jetoi në Londër nga vitin 1815 deri në 1852. Ajo ishte një kontribuese me influencë në makineritë numerike të Charles Babbage. Aplikacionet tuaja të preferuara dhe websitet ekzistojnë për shkak të saj.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).