Art & Kulturë

Dokumentari shqiptar merr çmimin e filmit më të mirë në festivalin e Londrës

“Akuarel” (Më fal?!) është shpallur si filmi më i mirë në Filmmaker International Film Festival London.

Ky dokumentar është një prodhim i përbashkët i ARTFILM P&D në bashkëpunim me RTSH, duke sjellë një histori të jashtëzakonshme të realitetit shqiptar që vjen përmes fatit të trishtuar të një personazhi.

Me regji nga Pluton Vasi, “Akuarel” tregon historinë e personazhit kryesor Rrok Vuksani, i cili ka vite që mundohet të gjejë babait e tij. Shpesh historia e tij i ngjan personazhit të Kafkës tek “Porta e Ligjit”, i cili sa herë që troket në një derë, i hapet një portë, ku i duhet që sërish të presë.

Image result for akuarel film shqiptar

Rrok Vuksani i duhet të thotë vazhdimisht “Më fal”. Autori e ka ndërthurur me shumë elementë të tjerë, ku flasin specialistë të fushës dhe ku narracioni është i dyfishtë sepse është nga vetë personazhi dhe autori, në vetën e tretë.

“Rrok Vuksani ka 25 vjet që kërkon eshtrat e të atit dhe nuk ia tregojnë. I ati është pushkatuar nga regjimi komunist në vitin 1953. Askush nga njerëzit që e dinë këtë fakt, nuk ia hapin derën Rrokut. Kurse Rroku nuk ka në mendje e as në zemrën e tij, hakmarrje. Rroku madje nuk pret nga askush që t’i kërkojë falje. Ai kërkon vetëm të ketë një varr ku të shkojë e të qajë babanë e tij…”, ka sqaruar skenaristi Vasi.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).