Filmi holandez me protagonistë shqiptarë fiton kupën “Ariu i Kristaltë”

Xhiruar në Kosovë dhe me aktorë kryesorë dy shqiptarë, filmi me metrazh të shkurtër “Kiem Holijanda” ka triumfuar si filmi më i mirë i këtij zhanri në garën e filmave për të rinj Generation 14plus.

Juria e përbërë nga të rinj është shprehur mirënjohëse për “mundësinë që filmi jep për të hyrë në botën e dy personazheve autentikë”, shprehen ata në një deklaratë. Filmi e bindi jurinë për “aftësinë për t’i shprehur emocionet me rafinesë dhe për mundësinë që jep ai për të hyrë në situatën jetësore të një rajoni të lënë në harresë”.

Me regji nga Sarah Veltmeyer, “Ariu i Kristaltë” shkon jo vetëm në Holandë, por edhe në Kosovë: Vendi i xhirimit dhe vendi i ngjarjes dhe i aktorëve, sidomos dy vëllezërve Andi dhe Florist Bajgora që e frymëzuan regjisoren e re ta ndryshonte skenarin.

Image result for Kiem Holijanda

“Me këtë film ishte një përvojë shumë e veçantë,” thotë Andi Bajgora. “Ne kemi punuar shumë si aktorë dhe e kemi përshtatur skenarin me karakteret tona, gjë që e ka shtyrë Sarahn që ta bëjë filmin me emrat tanë. Është njëri prej filmave më të interesantë dhe më të mirë që kam bërë”, thotë 15-vjeçari, i cili para tapetit të kuq të Berlinale-s kishte shkelur edhe atë të Oskarit, si një ndër dy aktorët kryesorë në filmin “Shok”.

Veltmyer shkoi rastësisht në Kosovë dhe në kokë kishte një film tjetër, me një subjekt të ngjashëm e me dy shokë, por tek pa realitetin paradoksal të rinisë kosovare të ngujuar në mes të Evropës, e ndryshoi projektin e saj: “Ne jemi krejt të ngjashëm me njëri tjetrin, dimë të njëjtat gjëra dhe kemi të njëjtat nevoja, por është krejt ndryshe kur ti je vetëm në Kosovë dhe nuk del dot prej aty, ndërsa unë mund të udhëtoj në të gjithë botën”, thotë Veltmeyer, në një intervistë për DW.

Filmi me metrazh të shkurtër është i vetmi film shqipfolës që konkurroi në një nga garat e Berlinales.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).