Art & Kulturë

Histori/ Si u kthye diktatori Enver Hoxha në një filozof gjerman

Një histori pak e njohur për publikun shqitar është ajo e filozofit gjerman Christof Lichtenberg dhe lidhja e tij me diktatorin shqiptar Enver Hoxha.

Christof është një filozof gjerman i shekullit të 18-të, në nder të së cilit është ndërtuar një statujë nga mbetjet e bronxit të statujës së Enver Hoxhës që u morrën në Tiranë në 1992, si edhe nga statujat e Stalinit e Leninit.

Me rastin e 250 vjetorit të këtij filozofi në 1 korrik të vitit 1992, botuesi Tete Bottger nga Gottingen i Gjermanisë, prej nga është me origjinë edhe Christof, vendosi të ndërtonte një statujë për këtë personalitet të shquar gjerman.

Ai ndoqi dhe mblodhi riciklimet e monumenteve të Enver Hoxhës, Stalinit dhe Leninit, të cilat sapo ishin hequr nga sheshet qëndrore të qyteteve me rënien e komunizmit.

Për ta kujtuar dijetarin, Bottger pagoi një skulptor shqipatr që të ndërtonte statujën e Lichtenberg. Gjatë një ekspozite të organizuar nga ky i fundit në Tiranë më 1989, ai u njof me skulptorin shqiptar Faud Dushku, të cilit i besoi edhe punën për skulpturën e ardhshme të Christoph.

Për punën që i pagoi skulptorit, Böttger madje i përktheu atij edhe disa aforizma të filozofit në gjuhën shqipe. Për t’i dhënë skulptorit një kocept të profesorit të Gottingenit, ai i shfaqi atij disa portrete dhe shprehje. Versioni i parë që krijoi artisti qe mjaft zhgënjyes; Ishte një përzierje mes Enver Hoxhës dhe Kumbarit, kujtoi botuesi.

Duart e tij ishin tepër të forta për një intelektual dhe pamja e tij tepër heorike. Megjithatë, pas kërkesave urgjente, Dushku, i cili më parë kishte skalitur vetëm heronj, pranoi që të bënte një version tjetër më realist.

Sot statuja qëndron në qytezën e Gottingen në Gjermani, nga ku mund të vizitohet nga të gjithë fansat e këtij filozofi.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).