Ditënetët e Librit! Mësoni kur do zhvillohen

[Shkrimtari Ballkanas ka tre shpirtra: atë Nacional, Ballkanas dhe Evropian; veçantia dhe vështirësia e tij qëndron në harmonizimin e këtyre tre shpirtrave në letërsi.] #DRITËRO

Në datat 16 deri ne 20 Maj, Klik Ekspo Group – UFI Member, lëviz objektivin drejt Librit: “Ditënetët e Librit” është Festivali Ndërkombëtar, që mëton të bëjë bashkë dhe fuqizojë trinomin “Autor – Botues – Lexues”, në një ngjarje të rrallë kulturore dhe edukative, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.
Libri dhe Botimet në një mobilizim gjithëpërfshirës në mbarë Ballkanin, Rajonin e dashur me karakteristikat e përngjashme e veçansitë, përfaqësuar në këtë pikëtakim përmes shkrimtarëve, botues, industrialistë, përpunues të fjalës së gdhendur në letër, sipërmarrje gjithashtu që kanë lidhje direkte dhe indirekte me fushën e pamatë të Botimit e të Librit.

Do të ravijëzohet ky Festival, duke i dhënë hapësirën e nevojshme stendave të ekspozimit, aq sa dhe hapësirave kolektive për aktivitete gjithëpërfshirëse, me misionin e përbashkët të nxitjes të afrimit me librin:

– Vëmendje organizative për Ekspozuesin, Botuesit po aq sa dhe Institucionet e Kulturës dhe Arsimit, të cilët përmes një evenimenti të tillë, qëndrojnë më pranë blerësit-lexues-autor; përmes Festivalit u krijohet klima e nevojshme për t’u promovuar, gjetur mbështetje, lidhur marrëveshje të shpejta e afatgjata.
Stendat me oferta ekonomike dhe lehtësirat në pjesemarrje, si rrallehere në nje Panair Ndërkombëtar, në kremtim të misionit të Klik Ekspo Group & Panairit te Tiranes dhe partnereve ne organizim, për t’u krijuar mundësinë te gjithe operatoreve te gjejne zgjidhjet me te volitshme per t’u bere pjese e Festivalit.

– Në Ditënetët e Librit, hapësirat dhe kalendari i evenimenteve janë të orientuara nga Vizitori, për t’i dhënë lirshmerinë e protagonizmin e nevojshëm publikut duke qenë pjesë përberëse e vetë ngjarjes kulturore: të rinjtë dhe komuniteti i lidhur me librin dhe kulturën, përfitojne si vlera konkrete permes librave te blerë ose dhuruar, por edhe vlera të tërthorta të kalimit të kohës së lirë në mënyrë cilësore;

Programi i Festivalit, hartuar me kujdesin se “në harmoni edhe gjërat e vogla rriten” në mënyrë që të gjithë të ndihen të ftuar e protanogistë.