Art & Kulturë

Pranvera vjen me…

Pranvera nuk vjen me një lule, as me dy…Pranvera vjen me biçikleta, me shuuumë biçikleta.
Data 30 Mars eshte e premtja e pundit e muajit.Takohemi tek Sheshi Skenderbej perballë Muzeut në orë n 18:00 dhe do pedalojmë të gjithë së bashku ne rruget e qytetit.
Festojme dhe reagojme per te drejtat e pedaluesve ne rruge ,sigurine dhe ajrin e ndotur.
Te ndergjegjesojme komunitetin dhe politiken se bicikleta eshte mjeti me praktik ekologjik ne kete Tiranen tone me trafik te cmendur.
Shpreh dashurine tende per Tiranen, bicikleten dhe mjedisin. Ftoni gjithe shoqerine tuaj,merrni bicikleten dhe bashkojuni lëvizjes!

Çfarë është Critical Mass?

Critical Mass është një organizim spontan i çiklistëve, që zhvillohet prej vitesh në shumë qytete të botës. Çiklistët takohen të premten e fundit të çdo muaji, pa qenë askush përgjegjës për organizimin e tyre, apo për mbarëvajtjen e organizimit. Grupi i madh bën një xhiro të gjatë në rrugët e qytetit, duke festuar, por në të njëjtën kohë duke protestuar për të drejtat e çiklizmit.
Critical Mass është një lëvizje shoqërore, e pa formalizuar në format tipike të shoqatave, organizatave apo bizneseve. Nuk ka një hierarki të përcaktuar, që do të thotë se nuk ka një lider apo një person që është përgjegjes për grupin. I vetmi formalizim i aktivitetit është përcaktimi paraprak i një orari për mbledhjen e çiklistëve, si dhe një itinerari të përafërt që do të ndiqet. Nuk ka një kryesi zyrtare që i merr këto vendime, por thjesht zëri i të gjithë pjesëmarrësve, që vendosin duke i shkruar njëri tjetrit dhe duke përhapur fjalën në qytet. Shpesh herë çiklistët që janë duke kryesuar grupin marrin dhe vendimin që të ndryshojnë itinerarin, gjë që ndiqet nga i gjithë grupi. Mënyra sesi funksionon organizimi i një Critical Mass, është quajtur shpesh “Një rastësi e organizuar”.

Critical Mass cyclists will be back on the streets of Tirana on Friday evening.The ride, which takes place every last Friday of the month. We will meet at Sheshi Skenderbej at 18:00 and ride together around the city.
Get your bicycle ready

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).