Do të jetë festa më e bukur për shkodranët ajo që është menduar të organizohet ditën e sotme. Bëhet fjalë për simbolin që karakterizon shkodranët, biçikletën.
Në kuadër të “Dita e Biçikletave” organizata “The Door”, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe me mbështetjen e bashkisë Shkodër kanë programuar një sërë aktivitetesh, të cilat do të fillojnë me hapjen e një ekspozite fotografike, ku të skicuara janë menduar që të jenë biçikletat e Shkodrës.
Pjesëmarrësit në rolin e organizatorëve kanë nisur një takim informativ lidhur mbi aktivitetin, i cili synon të promovojë shërbimet e biçikletave e njëherësh të angazhojë qytetarët në aktivitetin që do të organizohet me këtë rast.
Aktivitetet ditën e sotme do të jenë të larmishme ku do të përfshijnë të gjithë grupmoshat ku dhe fëmijët do jenë protagonist pasi do ketë performancë nga kllouni Erind si dhe ata do të jenë pjesëmarrës ne laboratorin kreativ me temë ”Biçikleta”.
Ky aktivitet ndër të tjera synon që të promovojë shërbimet e biçikletave nga bizneset vendase, identifikimin e njerëzve simbol në përdorimin e saj, etj.
”Dita e Biçikletave” sot nis në orën 10:00 në sheshin “Nënë Tereza” ,Shkodër dhe do të vazhdojë deri në orët e vona të natës ku qytetarët shkodran dhe turistët që e vizitojnë do të argëtohen duke bërë xhiro me biçikleta dhe duke shijuar aktivitet e shumta nga panairet deri tek ekspozita e shkollës verore.