Art & Kulturë

“Motër e Vëlla”, shfaqje teatrale për fëmijë

Përshtati: Xhuliano Brisku
Regjia: Xhuliano Brisku
Skenograf: Beqo Nanaj
Kostumografe: Sofi Kara
Aktorë: Françeska Hysi, Juxhin Plovishti, Dajana Nenaj, Bujar Hoxhaj, Ledian Gjeçi, Donald Shehu

Xhon dhe Xhoana, dy fëmijë të vegjël janë rrëmbyer nga Morgana, një magjistare e cila ka për qëllim të bëhet mbretëresha e Nolanit. Me shumë zgjuarsi arrin të arratisen nga strofulla e saj. Për tí kapur përsëri fëmijët Morgana helmon çdo pik uji, dhe çdo frut në pyll. Xhon pa dëshirën e Xhoanes, ha mollën dhe kthehet në një kaproll. Mbreti Noha i Nolanit bashkë me dy gjahtar përpiqen ta kapin kaprollin pa e ditur se ai është një fëmijë i vogël. Morgana mund të realizoj ëndrrën e saj të bëhet mbretërshe duke gjetur bashkë me fëmijët edhe mbretin Noha dhe përpiqet ti mare fronin. Mbreti arrin ta kap magjistaren, por djali i vogel do të mbetet përgjithmon një kaproll. Si do të kthehet Xhon përseri ne fëmijë? Ju ftojmë ta zbuloni çdo të shtunë ora 10:30 në Teatrin Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në shfaqjen Motër e Vella.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).